Mario Mitaj transferohet në Serie A.
Mario Mitaj ishte njëri prej zbulimeve të përzgjedhësit Sylvinho në krye të Shqipërisë.
Mbrojtësi i majtë i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij, teksa është bërë titullar i padiskutueshëm në formacionin e “Kuqezinjve”.
20-vjeçari është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi, aty ku hapësirat për të kanë qenë të limituara.
Lojtari po përgatitet për një aventurë të re në afatin kalimtar veror dhe pritet që të bëjë hapin e madh në karrierën e tij.
Sipas një raportimi nga “Sky Sports Italia”, dy ekipe nga Serie A kanë shfaqur interesim serioz për Mitaj.
Bëhet fjalë për Lazion dhe Bolognan të cilat duan ta kenë në radhët e tyre reprezentuesin shqiptar.
Tek Bologna po përgatiten për shitjen e Calafiorit dhe Mitaj duket se është profili i duhur për ta zëvendësuar atë.
Në rast se transferimi realizohet, Mitaj do të kishte mundësinë të luante në Ligën e Kampionëve.
Mitaj e ka nisur karrierën e tij tek grupmoshat e AEK-ut në Greqi teksa më vonë u bë pjesë e ekipit të parë.
Ai më pas u transferua tek Lokomotiva e Moskës në vitin 2022 aty ku në sezonin e tij debutues pati 22 paraqitje me fanellën e ekipit rus.