Youssouf Fofana në Serie A, por jo te Milani.
Mesfushori i Monaco, Youssouf Fofana, kohët e fundit është i lidhur me një transferim në Serie A, pasiqë interesim për të ka shfaqur Milani.
Sipas Sportmediaset, rivalët e Milanit, Juventusi është përfshirë në garë për mesfushorin francez.
Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve për repartin e mesfushës dhe Fofana është emri i fundit që ka përfunduar në listën e Giuntolit
Francezit i skadon kontrata me Monacon verën e ardhshme dhe ai mund të largohet këtë verë për vetëm 15 milionë euro.
Rosonerët nuk kanë nisur ende bisedimet me Fofanan dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Juventusi dhe ta rrëmbejë francezin para rivalëve të tyre.