Derbi në merkato, Milan dhe Inter në garë për yllin 30 milionësh.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mbrojtësi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e ardhshme verore.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter është përfshirë në garë për mbrojtësin e Aston Villës, Matty Cash.
Mbrojtësi polak është në orbitën e Milanit për disa javë dhe Rosonerët madje kanë nisur bisedimet për afrimin e tij, por në garë është përfshirë edhe Interi.
Zikaltërit e kanë identifikuar Cash si zëvendësuesin ideal të Denzel Dumfries, i cili pritet të largohet nga Meazza.