Virgil van Dijk në Serie A.
Qendërmbrojtësi holandez, Virgil van Dijk sezonin e ardhshëm do të futet në vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin.
Van Dijk i cili konsiderohet njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në botë, mund të largohet verën e ardhshme nga Anfield Road si lojtarë i lirë, pas 7 viteve me fanellën e Reds.
Holandezi është i hapur për një eksperiencë të re dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë gjiganti italian.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon afrimin e Van Dijk verën e ardhshme.
Drejtori i zikaltërve Beppe Marotta njihet si mjeshtri i afrimeve falas dhe do të hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e holandezit që në merkaton e janarit.