Derbi në merkato i takon Milanit, Rosonerët sigurojnë përforcimin e parë për sezonin e ri.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një sulmuesi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka arritur marrëveshje me sulmuesin holandez, Memphis Depay.
Depay ishte në orbiten e Interit për disa javë, por Rosonerët i kanë mposhtur rivalët e tyre duke arritur tashme marrëveshje me holandezin.
Kujtojmë që sezonin e shkuar me Atletico Madrid, Memphis Depay zhvilloi 31 ndeshje, në të cilat ka shënoi 9 gola dhe asistoi në 2 të tjerë.