E bujshme: Milan transferon yllin e PSG

Rosonerët sigurojnë përforcimin e parë për sezonin e ri.

Milan ka nisur të programojë sezonin e ardhshëm. Në pritje për të siguruar një mesfushor dhe një sulmues, Milan-i po ndjek me vëmendje edhe merkaton e mbrojtësve.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan ka nisur bisedimet me agjentin e mbrojtësit të PSG, Presnel Kimpembe.

26-vjeçari ka vendosur të largohet nga Parku i Princave këtë verë dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi.

Kimpembe ka kontratë me PSG deri në vitin 2026, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj më së paku 15 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here