Një tjetër kryevepër nga Marotta.
Inter ka probleme me financat dhe një nga mënyrat për ta përmirësuar situatën është shitja eyjeve të ekipit. Një nga lojtarët më të pëlqyer në merkato është Hakan Calhanoglu.
Mesfushori turk prej shumë vitesh është në shënjestrën e klubeve kryesore të Europës.
Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për Calhanoglun.
Bayerni i Mynihut synon transferimin e Calhanoglut këtë verë dhe zikaltërit janë të hapur ta lënë të lirë për jo më pak se 60 milionë euro.
Në rast se Calhanoglu largohet këtë verë, Marotta e ka piketuar tashmë zëvendësuesin e turkut dhe ai është Khephren Thuram.
Francezi do të futet në vitin e fundit të kontratës me Nice dhe për kartonin e tij Inter do të duhet të paguaj vetëm 25 milionë euro.