E konfirmon Fabrizio Romano, Inter siguron përforcimin e tretë për sezonin e ri

Inter pa frena në merkato, zikaltërit sigurojnë përforcimin e tretë për sezonin e ri.

Pas Taremi dhe Zielinski, nënshkrimi i tretë i Interit për sezonin 2024/25 është Josep Martinez. Portieri spanjoll do të jetë lojtar i ri i ekipit “zikaltër” brenda kësaj jave.

Gjithçka është përfunduar dhe vlera e përgjithshme e transferimit është rreth 15 milionë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, duke raportuar se Inter ka arritur marrëveshje me Genoan për transferimin e Josep Martinez në Milano.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here