Po shkëlqen në Europian, Xavi Simons transferohet tek gjiganti italian

Xavi Simons në Serie A.

Mesfushori i PSG, Xavi Simons, po shkëlqen me Holandën në Europian, ndërsa sezonin e shkuar e gjeti formën e duhur te Leipzig, duke realizuar 10 gola dhe 15 asistime.

Simons nuk bën pjesë në planet e PSG dhe Parisienët janë të hapur ta huazojnë atë, ndërsa interesim për të kanë shfaqur Bayerni dhe Leipzig.

Calciomercato, raporton se në garë për huazimin e Simons është përfshirë edhe Juventusi, me Thiago Mottan, i cili ka kërkuar me ngulm afrimin e tij.

Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve të reja për repartin e mesfushës dhe Motta ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here