Reali dhe Milani kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Theo Hernandez është lojtari më i përfolur te Milani këtë verë, pasiqë Rosonerët kanë hasur në pengesë në bisedimet për rinovimin e kontratës me mbrojtësin francez.
26-vjeçari francez ka vazhduar të jetë një nga lojtarët më të mirë në skuadrën kuqezi, duke e dëshmuar veten si një nga mbrojtësit e majtë më të fortë në futbollin botëror.
Theo Hernandez dëshiron që paga e tij aktuale të dyfishohet në një kontratë të re me Milanin, i prirur të shohë pagën e tij të rritet nga 4 milionë euro neto në 8 milionë euro në sezon plus bonuset.
Kuqezinjtë nuk janë të gatshëm ta përmbushin këtë kërkesë, kështu që do të ishin të gatshëm ta linin të largohej këtë verë për rreth 70 milionë euro.
Portali i njohur spanjoll Defensa Central ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Reali synon transferimin e Theos këtë verë dhe janë të gatshëm që në operacion ta përfshijnë Brahim Diaz.
Brahim Diaz pëlqehet shumë nga Milani, ndërsa kartoni i tij kap vlerën e 40 milionë eurove.
Përveç kartonit të Diaz, Reali do ti ofrojë Milanit edhe 30 milionë euro dhe sipas Defensa Central, Rosonerët janë të hapur për këtë operacion.