Bomba e merkatos së verës, Adrien Rabiot tek rivalët e Juves.
Nga 1 korriku, mesfushori francez Adrien Rabiot do të lirohet zyrtarisht nga kontrata që ka me Juventus, e cila skadon në fund të kësaj jave.
Rinovimi me bardhezinjtë është kthyer në telenovelë dhe Milani është duke përfituar. Kuqezinjtë janë duke synuar mesfushorin e Juventus.
Sipas “Tuttosport”, klubi milanist ka ndërmarrë tashmë hapa përpara, duke bërë edhe një ofertë zyrtare.
Një ofertë prej 7.5 milionë eurosh në sezon, e barabartë me atë që ka bërë edhe Juventus.
Ndryshimi është se Milan ofron një kontratë 3-vjeçare për Rabiot, ndërsa nga Juventus oferta është një kontratë 2-vjeçare me opsion për një vit të tretë. Prandaj dhe Milan ka arritur të barazojë ofertën financiare të Juventus.
Shuma prej 7.5 milionë eurosh në sezon nuk është një shifër e parëndësishme për kuqezinjtë, që do të shkonin në maksimumin e lejuar.
Gjithsesi, bëhet fjalë për një mesfushor me përvojë e të talentuar dhe që e njeh mirë Serie A.