Lajm bombastik nga Italia, Juventus transferon yllin e kombëtares.
Merkato e verës po merr jetë. Edhe Juventusi i Thiago Mottas është në lëvizje, duke u përgatitur për sezonin e ri.
Objektivat, tashmë të njohur, janë ata të Calafiorit, Koopmeiners, me Di Gregorio drejt mbylljes.
Në orët e fundit ka dalë edhe një emër i ri. Sipas Il Bianconero, Thiago Motta ia ka kërkuar drejtuesve të Juventusit transferimin e Armando Brojës.
“Zonja e Vjetër” është në kërkim për zëvendësuesin e Vlahovic, dhe trajneri i ri i bardheznjive, Thiago Motta, ka propozuar transferimin e Brojës.
Në planet e Juventusit ka qenë edhe Retegui, por Sampdoria kërkon 40 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Broja ka një vlerë që kap shifrën e 22 milionë eurove, një alternativë më e lirë për ta.