E konfirmon Fabrizio Romano, Raphael Varane transferohet në Serie A

Raphael Varane në Serie A.

Francë, Spanjë, Angli dhe tashmë Itali. Serie A pritet të jetë e ardhmja e Raphael Varane, mbrojtësit të njohur francez. I cili ka dalë lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës me Manchester United.

31-vjeçari është shumë afër arritjes së bashkëpunimit me Comon, klubin që u rikthye në elitën e futbollit italian pas 21 vitesh.

Varane ka zbarkuar në qytet dhe po bisedon me drejtuesit e klubit të Serie A, teksa do të takohet edhe me Cesc Fabregas, teknikun e skuadrës.

Fakti që ndodhet pa kontratë e lehtëson transferimin e tij te Como. Në klub janë optimistë për gjetjen e marrëveshjes finale, teksa edhe lojtari preferon një aventurë në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here