Super shkëmbim: Skriniar rikthehet në Serie A, por tek rivalët e Interit

Milan Skriniar rikthehet në Serie A, por tek rivalët e Interit.

Qendërmbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, bëri bujë verën e shkuar kur vendosi të largohet nga Interi dhe ti bashkohet PSG si futbollist i lirë.

Por aventura në Paris nuk ka shkuar në mënyrën e duhur dhe Skriniar pritet të largohet nga Parku i Princave pas vetëm një sezoni.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Skriniar mund të rikthehet në Serie A, falë një super shkëmbimi.

PSG ka shprehur interesim për futbollistin e Juves, Dean Hujisen, dhe Parisienët janë të gatshëm tia ofrojnë Biankonerëve kartonin e Skriniar në këmbim.

Te Juventus janë të hapur për këtë operacion dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here