Akordi shumë pranë, Adrien Rabiot tek rivalët e Juves

Adrien Rabiot tek rivalët e Juventusit.

Qershori u mbyll, 1 korriku shënon nisjen zyrtare të merkatos në futboll. Juventusi dridhet sepse Adrien Rabiot është zyrtarisht lojtar i lirë.

Kontrata e rinovuar vitin e kaluar tani ka skaduar dhe mesfushori francez mund të nënshkruajë vërtet për këdo tani, edhe nëse oferta e rinovimit të bardhezinjve është ende e vlefshme, por aty në tavolinë po zë pluhur…

Kontratë 2-vjeçare, plus opsionin 2026-2027 me arritjen e disa objektivave personale, së bashku me pagën 7.5 milionë euro në sezon (pa përfshirë bonuset).

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Rabiot është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Milanin.

Për dallim nga Juve, Rosonerët i kanë ofruar francezit kontratë tre vjeçare me pagë prej 7.5 milionë eurove në sezon dhe Rabiot ka dhënë dritën jeshile për tu transferuar në Milano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here