Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.
Merkato e verës po merr jetë. Edhe Milani i Paulo Fonsecas është në lëvizje, duke u përgatitur për sezonin e ri.
Youssouf Fofana do të jetë futbollisti i ri i Milanit. Gjithçka është e kryer mes klubit kuqezi, lojtarit dhe Monacos. Milani do të paguajë 25 milionë euro në arkën e francezëve me lojtarin që hynte në vitin e fundit të kontratës.
Kontratë 3-vjeçare plus 1 shtesë për mesfushorin që do të firmoset vetëm pasi Franca të mbyllë aventurën e saj në Euro 2024. Lojtari kishte oferta nga Premier League, por zgjodhi ‘Djallin’ si preferencë personale.
25-vjeçari do të jetë blerja kryesore në repartin e mesfushës që do të pasohet me afrime të tjera në repartet defensive e ofensive. Zirkzee mbetet objektivi primar për sulmin me Milanin që është i hapur të paguajë klauzolën prej 40 milionë euro te Bologna, por kurrësesi komisionin e agjentëve (15 milionë).