Inter pa frena në merkato, Marotta ka gati super goditjen e katërt për sezonin e ri

Inter pa frena në merkato.

Tani që ardhjet e Mehdi Taremit, Piotr Zielinskit dhe Josep Martinez janë finalizuar, Interi vazhdon të punojë per merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm, duke u fokusuar kryesisht në një përforcim të mëtejshëm për vijën e sulmit.

Pas marrëveshjes me Genoan për transferimin e Martinez, Inter po punon për afrimin e Albert Gudmundsson.

Sulmuesi islandez realizoi 16 gola dhe 5 asistime në 37 ndeshje sezonin e shkuar, ndërsa për kartonin e tij Genoa kërkon 30 milionë euro.

Zikaltërit janë në bisedime me Genoan dhe së shpejti pritet që të arrijnë marrëveshje për transferimin e Gudmundsson në Milano.

Transferimi i Gudmundsson do të jetë përforcimi i katërt i Interit për sezonin e ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here