Shkëmbimi i merkatos së verës, Jadon Sancho transferohet në Serie A.
Juventusi, një nga protagonistët kryesorë të merkatos së transferimeve të verës deri më tani, mund të realizojë një negociatë të bujshme me Manchester United.
Protagonistët do të ishin dy lojtarë të rëndësishëm, pikërisht Federico Chiesa dhe Jadon Sancho. I pari do të shkonte te “Djajtë e Kuq”, ndërsa i dyti në Torino.
Dy profile me një vlerë jo shumë të ndryshme (35 milionë për sulmuesin axurr dhe rreth 50 milionë për atë anglez).
Për të komplikuar planet e dy klubeve, megjithatë, është dallimi i dukshëm mes të dyve për sa i përket rrogës.
Chiesa fiton 5.5 milionë euro në sezon, ndërsa paga e Sancho shkon në 10 milionë. Pra, si mund të kapërcehet kjo pengesë?
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Giuntoli mund të ndihmohet nga konfirmimi i Ten Hag në pankinën e “Djajve të Kuq” dhe për pasojë dëshira për të zgjidhur sa më parë çështjen Sancho (me të cilin marrëdhëniet janë në minimum).
Negociatat mund të shkojnë kështu: Juventusi do t’ia shesë Chiesa-n klubit nga “Old Trafford” për një shifër pak më të ulët se vlera e tij reale dhe falë kësaj zbritjeje, ata do të marrin huazimin e Sancho me të paktën gjysmën e pagës së paguar nga anglezët (siç ka ndodhur në 6 muajt e fundit, kur ishte te Borussia Dortmund). Operacion kompleks dhe ndoshta jo i shkurtër në kohë, por i realizueshëm.