Lajm bombastik nga Italia, Joao Cancelo rikthehet në Serie A.
Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo është rikthyer te City pas huazimit te Barcelona.
Citizens kërkojnë 25-30 milionë euro për kartonin e Cancelos, ndërsa te Barcelona preferojnë transferimin e Frimpong nga Leverkusen.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter synon rikthimin e Cancelos në Milano.
Pas lëndimit të rëndë të Buchanan dhe ngecja e rinovimit të kontratës me Dumfries, zikaltërit janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e Cancelos.
Inter do të tentojë transferimin e Cancelos për një shifër më të ulët se 25 milionë euro dhe janë optimist se City do të bëjë skonto, pasiqë portugezi nuk bën pjesë në planet e Guardiolës.