Rabiot tek një tjetër gjigant italian.
Adrien Rabiot që nga 30 qershor mund të quhet lojtar i lirë, pasi i ka mbaruar kontrata me ekipin e Juventusit, me francezin që nuk i ka kthyer akoma një përgjigje bardhezinjtë në rast të një rinovimi të saj.
Në fakt mesfushori është i zënë me kombëtaren e Francës, ku deri më tani kanë arritur të shkojnë deri në çerekfinalet e Kampionatit Europian dhe nuk e ka mendjen te kontrata me klubin e tij.
Rabiot po shikon mundësitë e mundshme dhe ka të gjithë kohën e nevojshme në dispozicion që ta bëjë këtë gjë.
Në pistën e klubeve të interesuara për shërbimet e 29-vjeçarit ka dalë edhe Roma. Klubi verdhekuq po shqyrton mundësinë e nënshkrimit me francezin, por problem mbetet paga e tij e lartë që kap shifrën e 7 milion eurove në sezon.
Kryeqytetasit akoma nuk i kanë bërë një ofertë zyrtare Rabios, por duket se e kanë rezervuar pasi ky i fundit të largohet nga grumbullimi me kombëtaren franceze.