E bujshme: Milani drejt blerjes së parë nën drejtimin e trajnerit Fonseca!

Zbulohet dhurata e parë e drejtuesve të Milanit për Paulo Fonsecan.

Emerson Royal mund të jetë përforcimi i parë i Milanit te drejtmit Fonseca. Për më tepër, prej disa kohësh ka pasur një marrëveshje ekonomike me palën braziliane mbi bazën e një kontrate pesëvjeçare me 3 milionë euro neto në sezon.

Ajo që mungon, megjithatë, është ndoshta gjëja më e rëndësishme: marrëveshja mes drejtuesve të kuqezinjve dhe asaj të Tottenhamit, e cila nuk lëviz nga kërkesa fillestare prej 25 milionë eurosh për të shitur plotësisht ish-lojtarin e Barcelonës.

Nga ana e tij, duke shfrytëzuar dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në Milano, djalli synon të lirojë kontrollin e Spurs-it, megjithëse i vetëdijshëm në të njëjtën kohë se do të ketë nevojë për të përmirësuar pak ofertën prej 12 milionë eurosh të paraqitur disa dite me pare.

Për këtë arsye, sipas Corriere dello Sport, deri më sot ka ende një distancë të gjatë mes dy klubeve, por negociatat vazhdojnë me synimin dhe shpresën për të gjetur një zgjidhje dhe për të kënaqur trajnerin e ri kuqezi.

Në orët në vijim, klubi londinez duhet të marrë një ofertë të re për brazilianin rreth 15 milionë euro, propozim që mund të japë një përshpejtim të aftë për të zgjidhur ngërçin e ditëve të fundit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here