Gati rikthimi në Serie A, Emre Can te gjiganti italian për €15m

E bujshme, Emre Can rikthehet në Serie A.

Mesfushori i Borussia Dortmund, pas një sezoni të shkëlqyeshëm me Milionerët, mund të rikthehet në Itali.

Emre Can sezonin e shkuar bëri 38 paraqitje me Borussia Dortmund, duke realizuar dy gola dhe dy asistime, ndërsa kontrata i skadon në vitin 2026.

Sipas Calciomercato, Napoli ka shfaqur interesim për transferimin e Emre Can gjatë kësaj vere.

Conte ka kërkuar përforcime në mesfushë dhe drejtuesit e Napolit janë vënë në lëvizje për afrimin e Can. Për kartonin e 30-vjeçarit, Napoli do të duhet të paguaj 15 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here