Inter pa frena në merkato.
Tani që ardhjet e Mehdi Taremit, Piotr Zielinskit dhe Josep Martinez janë finalizuar, Interi vazhdon të punojë per merkaton e transferimeve të sezonit të ardhshëm, duke u fokusuar kryesisht në një përforcim të mëtejshëm për repartin e mbrojtjes.
Pas marrëveshjes me Genoan për transferimin e Martinez, Inter po punon për afrimin e Mario Hermosos, i cili është lojtarë i lirë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, zikaltërit kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin spanjoll.
Pas lëndimit të Buchanan, te Inter janë vënë në lëvizje për afrimin e Hermosos dhe spanjolli do t’i bashkohet zikaltërve me parametra zero.
Hermoso do të firmos me zikaltërit kontratë katër vjeçare me pagë prej 5 milionë eurove në sezon.