LAJM BOMBASTIK/ Conte transferon yllin e Interit te Napoli

Lajm bombastik nga Italia, Napoli tranferon yllin e Interit. 

Antonio Conte është trajneri më i ri i skuadrës së Napolit. Conte ka nënshkruar kontratë trevjeçare me napoletanët, deri në verën e vitit 2027.

Conte ishte i papunë qëkur i ndau rrugët me Tottenhamin. Napoli kishte një sezon të dobët, duke mos arritur të kualifikohet fare në garat evropiane, duke u renditur në pozitën e 10-të.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Napolit transferimin e Stefan De Vrij nga Interi.

De Vrij është i lidhur me një largim nga Interi, pasiqë kontrata i skadon verën e ardhshme.

Te Inter janë të hapur ta lënë të lirë për 10 milionë euro, shifër aspak problematike për Napolin.

Realizimi i këtij operacioni do të varet nga dëshira e De Vrij për t’u bashkuar përsëri me Conten.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here