Milano është kuq e zi, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos

Derbi i parë i kësaj merkatoje i takon Milanit.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një sulmuesi, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në këtë merkato verore..

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan është përfshirë në garë për sulmuesin e Genoas, Albert Gudmundsson.

Islandezi shkëlqeu sezonin e shkuar duke realizuar 16 gola dhe 5 asistime. Gudmundsson është i lidhur me një transferim te Interi, por zikaltërit nuk i kanë mbledhur ende paratë për afrimin e tij.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani dhe Rosonerët janë të gatshëm të paguajnë 30 milionë eurot e kërkuara nga Genoa.

Përveç Gudmundsson, Milan pritet të transferojë edhe Moratan, për të pasur dy opsione në vijën e sulmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here