Paulo Fonseca ka gati goditjen e parë si trajner i Milanit.
Paulo Fonseca është rikthyer për të punuar në Itali, kësaj radhe ka marrë frenat e gjigantit italian AC Milan.
Trajneri portugez është prezantuar zyrtarisht si trajneri më i ri i Milanit dhe është i gatshëm për aventurën e re në San Siro.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar përforcimin e parë të Fonsecas.
Bëhet fjalë për mesfushorin turk, Yusuf Yazici, i cili aktualisht është futbollist i lirë pas skadimit të kontratës me Lille.
Yazici pati një sezon mbreslënës me Lille, duke realizuar 12 gola dhe 4 asistime në 42 paraqitje.
Fonseca e njeh mirë turkun dhe ia ka kërkuar drejtuesve të Milanit afrimin e tij, ndërsa Furlani është vënë tashmë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij, shkruan Calciomercato.