Juventus pa frena në merkato, Biankonerët transferojnë treshen 150 milionëshe

Juventusi i madh po kthehet, Biankonerët kanë gati goditjet e rradhës.

Juventus e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.

Biankonerët kanë siguruar afrimin e Douglas Luiz, Michele Di Gregorios dhe Khephren Thuram.

Por Zonja e Vjetër nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe tre super përforcime.

Teun Koopmeiners ka qenë objektiv i Juventusit prej disa kohësh, por gara për mesfushorin e Atalantës po rezulton të jetë më e ndërlikuar nga sa mund të pritej. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, ndryshimi midis ofertës dhe kërkesës është ende i dukshëm.

Klubi bergamask nuk ka ndërmend të bëjë zbritje dhe të pranojë formula me lojtarë në këmbim. Bardhezinjtë mund të ofrojnë maksimumi 42-45 milionë euro, Percassi kërkon 60 milionë, por holandezi shtyn drejt “Zonjës së Vjetër”, me të cilën tashmë ka një marrëveshje; kontratë 5-vjeçare me 4.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, kjo nuk është e vetmja pjesë që Giuntoli dëshiron t’i shtojë skuadrës së tij. Në mbrojtje, emri i mirë mbetet ai i Jean-Clair Todibo i Nice, i cili tashmë i ka thënë “po” transferimit.

Në këtë rast mungon ende marrëveshja me klubin që zotëron kartonin e tij, e cila kërkon 35-40 milionë euro, krahasuar me 20-25 milionë të ofruara.

Lojtari i fundit që synohet të përfshihet në skuadrën bardhezi do të ishte Jadon Sancho i Manchester United, favorit për rolin e sulmuesit anësor.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here