Bomba e merkatos: Mauro Icardi rikthehet në Serie A

Lajm bombastik nga Italia, Mauro Icardi rikthehet në Serie A.

Emri i Mauro Icardit qarkullon prej muajsh në ambientet e klubeve kryesore italiane.

Sulmuesi argjentinas ka gjetur përsëri formën e tij më të mirë dhe duket se po afron koha që ai të kthehet përsëri në kampionatin ku u bë i famshëm, edhe pse po ia kalon mjaft mirë aktualisht me Galatasaray ku u shpall kampion.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bobmastik duke raportuar se Mauro Icardi mund të rikthehet këtë verë në Serie A, pasiqë gjiganti italian dëshiron shërbimet e argjentinasit.

Bëhet fjalë për Milanin, me Rosonerët që janë në kërkim të përforcimeve për repartin e sulmit.

Përveç Moratas, Milan synon edhe afrimin e Icardit, në mënyrë që trajneri Fonseca të ketë opsione në vijën e sulmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here