Milani ndez motorët e merkatos, Rosonerët transferojnë tre yje

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka nxitur edhe një farë pakënaqësie te tifozeria kuqezi.

Pikërisht për këtë arsye, Ibrahimovic po nxiton bashkë me drejtuesit e Milanit për të bërë të paktën tre afrime brenda javës së ardhshme, në mënyrë që të mund të ngrejë entuziazmin, por edhe të kompletojë disi grupin në dispozicion të trajnerit Fonseca.

Për sulmin emri i zgjedhur duket Alvaro Morata, i cili është ende i angazhuar në Europian me Spanjën dhe vetëm pas finales së 14 majit, mund të negociojë personalisht për transferimin te kuqezinjtë.

Në mesfushë vijojnë negociatat me Monacon për Fofana, ndërsa në mbrojtje emir që po josh jo pak kuqezinjtë, është ai i Pavlovic nga Salzburg. Mbrojtësi 23-vjeçar serb ka një shtatlartësi të konsiderueshme dhe tashmë edhe eksperiencë, ndaj shihet si emri i duhur për të përforcuar prapavijën.

Salzburg pretendon të arkëtojë 20 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Milani ka ofruar deri në 15 milionë euro bashkë me bonuset, ndaj negociatat mes palëve vijojnë ende për të gjetur një rrugë të mesme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here