E konfirmon Fabrizio Romano, Milan siguron super përforcimin e dytë në merkato

Milan siguron goditjen e dytë për merkaton e verës.

Merkato e verës po merr jetë. Edhe Milani i Paulo Fonsecas është në lëvizje, duke u përgatitur për sezonin e ri.

Rosonerët kanë siguruar tashmë afrimin e Fofana nga Monaco, por eksperti i transferimeve ka zbuluar goditjen e rradhës.

Sipas një raporti nga Fabrizio Romano, Aleksandar Pavlovic ka rënë dakord për kushtet financiare dhe kontraktuale për një lëvizje te Milani.

Tani mbetet që Rosonerët të arrijnë marrëveshje me RB Salzburg, raporton Fabrizio Romano.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here