Lajm bombastik: Milan transferon yllin e Juventusit, nuk është Rabiot

Lajm bombastik nga Italia, Milan transferon yllin e Juventusit.

Merkato e verës po merr jetë. Edhe Milani i Paulo Fonsecas është në lëvizje, duke u përgatitur për sezonin e ri.

Rosonerët janë pranë transferimit të treshes Alvaro Morata, Pavlovic dhe Fofana, por kjo nuk është e gjitha.

Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e sulmuesit të Juventusit, Arkadiusz Milik, i cili është pranë largimit nga Zonja e Vjetër.

Përveç Moratas, Rosonerët synojnë të bëjnë edhe një goditje për vijën e sulmit, në mënyrë që Fonseca të ketë sa më tepër opsione.

Milik realizoi 8 gola dhe 1 asistim sezonin e shkuar, ndërsa për kartonin e tij Milan do të duhet të paguaj rreth 5 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here