Inter pa frena në merkato, zikaltërit pranë goditjes së katërt në merkato

Zikaltërit nuk kanë të ndalur.

Një nga pozitat që Interi dëshiron të përforcojë në këtë merkato është ai i qendërmbrojtësit të majtë.

Kampionët e Italisë dëshirojnë një ‘sallaks’ dhe objektivi i parë ishte Mario Hermoso i Atletico Madrid, por spanjolli duket larg për shkak të pagës dhe komisioneve të agjentit.

Kështu, zikaltërit kanë kaluar fokusin në një tjetër opsion. Interi bëhet gati për një raund tjetër bisedimesh me Hellas Verona për Juan David Cabal.

Negociatat do të avancojnë javën e ardhshme me zikaltërit që duan të përfshijnë edhe të riun Issaika Kamate si pjesë të marrëveshjes.

Cabal është një nga 3 emrat e zbuluar këtë javë për listën e merkatos në repartin e mbrojtjes së Interit.

Kolumbiani 23-vjeçar shihet si zëvëndësues i Acerbit e Bastonit në formacionin titullar ku hap pas hapi do të fitojë gjithnjë e më shumë pozita në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here