Milani i madh po kthehet, ja si do të rreshtohen Rosonerët nën drejtimin e Paulo Fonsecas.
Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca, atëroi në aeroportin Malpensa të shtunën dhe do të mbajë konferencën e tij të parë para gazetarëve nesër (e hënë).
Epoka e re e Fonsecas tek Milani sapo ka filuuar dhe ‘Rossonerët’ do të ribashkohen për fillimin e parasezonit nesër, e hënë. Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë tre vjeçare në ‘San Siro’.
Gazzetta dello Sport raporton se si mund të rreshtohen ne fushë Milani nën urdhrat e ish-trajnerit të Romës për sezonin 2024/2025. Sipas të gjitha gjasave Fonseca pritet që të përdorë skemën 4-2-3-1.
Si mund të rreshtohet Milani nën urdhrat e Fonsecas me katër blerje të reja?
Prioriteti i Milanit është transferimi i një sulmuesi të ri pas largimit të Olivier Giroud në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas përfundimit të kontratës.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Alvaro Moratas, sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano.
Youssouf Fofana i Monacos është një tjetër prioritet i Milanit për mesfushën, ndërsa Strahinja Pavlovic për vijën e mbrojtjes.
Emerson Royal i Tottenhamit po kërkohet për krahun e djathtë të mbrojtjes, por Spurs së fundmi refuzuan ofertën hapëse të Milanit për reprezentuesin brazilian.