Shkëmbim spektakolar: Chiesa bëhet Rosoner, ylli i Milanit te Juve

Milan dhe Juventus kanë gati shkëmbimin spektakolarë.

Dy gola në dy ndeshjet e fundit të kampionatit (ndaj Bologna dhe Monza) nën drejtimin e Monteros ishin një trampolinë e bukur për Federico Chiesa.

Me ardhjen e Thiago Mottas në stol, e ardhmja e Chiesas është e paqartë, pasiqë 41-vjeçari preferon lojtarë të tjerë.

Gazetari i njohur italian, Luca Momblano, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar Chiesa mund të transferohet tek rivalët e Juventusit falë një shkëmbimi spektakolar.

Chiesa ka përfunduar në shënjestrën e Milanit dhe Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Juventusit në këmbim Alexis Saelemaekers.

Saelemaekers bëri një sezon të mirë te Bolonja dhe Motta do të dëshironte ta kishte edhe te Juventusi.

Përveç Saelemaekers, Milan do të paguajë edhe rreth 20 milionë euro për kartonin e Chiesas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here