Juventus pa frena në merkato, akord me yllin 40 milionësh.
Juventus e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.
Biankonerët kanë siguruar afrimin e Douglas Luiz, Michele Di Gregorios dhe Khephren Thuram.
Por Zonja e Vjetër nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe super përforcimin e rradhës.
Sipas Calciomercato, Juventus ka arritur marrëveshje me mbrojtësin francez, Jean Claire Todibo.
Todibo ka rënë dakord që të firmos kontratë pesë vjeçare me Zonjën e Vjetër, ndërsa tani mbetet të arrihet marrëveshja me Nice.
Klubi francez kërkon 35-40 milionë euro, ndërsa Biankonerët synojnë transferimin e Todibo për 25 milionë euro.