E bujshme: Conte transferon te Napoli yllin e Milanit

Napoletanët për shopping në Milano.

Antonio Conte është trajneri më i ri i skuadrës së Napolit. Conte ka nënshkruar kontratë trevjeçare me napoletanët, deri në verën e vitit 2027.

Conte ishte i papunë qëkur i ndau rrugët me Tottenhamin. Napoli kishte një sezon të dobët, duke mos arritur të kualifikohet fare në garat evropiane, duke u renditur në pozitën e 10-të.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Napolit transferimin e Yunus Musah nga Milani.

Musah u transferua te Milani verën e shkuar për 20 milionë euro, ndërsa me fanellën e Rosonerëve ka luajtur në 40 ndeshje.

Conte e ka piketuar amerikanin si përforcimin ideal për repartin e mesfushës, por Napoletanët do ta kenë të vështirë transferimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here