Juventus pa frena në merkato, Giuntoli ka gati goditjen e rradhës në merkato.
Juventus e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.
Biankonerët kanë siguruar afrimin e Douglas Luiz, Michele Di Gregorios dhe Khephren Thuram.
Por Zonja e Vjetër nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe super përforcimin e rradhës.
Sipas Calciomercato, Juventus ka nisur sulmin për transferimin e yllit të Portos, Galeno.
Sulmuesi i Portos, realizoi 16 gola dhe 12 asistime sezonin e shkuar, ndërsa për kartonin e tij Juventus do të duhet të paguaj 40 milionë euro.
Galeno mund të luajë nga të dy krahët e sulmit, prandaj drejtuesit e Juventusit kanë vendosur që ta transferojnë portugezin.