Inter transferon yllin e kombëtares.
Inter e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.
Zikaltërit kanë siguruar afrimin e Piotr Zielinskit, Mehdi Taremit dhe Josep Martinez.
Por Inter nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe përforcimin e rradhës.
Në orët e fundit ka dalë edhe një emër i ri. Sipas Calciomercato, Beppe Marotta po punon për huazimin e Armando Brojës nga Chelsea.
Neroaxurët janë në kërkim edhe të një sulmuesi dhe zgjedhja e fundit është sulmuesi i kombëtares.
Broja pritet të largohet nga Chelsea këtë verë dhe është i lidhur me një transferim në Itali.