Scudetto do të rikthehet në Torino: Ja si do të rreshtohet Juventusi me përforcimet e reja (FOTO)

“Ne do të dëshironim të merrnim edhe nga një lojtar më shumë nga çdo repart”, kishte thënë Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Juventusit në konferencë për shtyp kur u prezantua Thiago Motta si trajner.

Me ardhjen e Thiago Mottas në Torino, Juve filloi një epokë të re. Një ndryshim thelbësor për klubin dhe skuadrën sepse solli një mënyrë të re loje dhe me një formacion shumë të ndryshëm në krahasim me atë të përdorur nga Max Allegri vitet e fundit.

Italo-braziliani i cili u paraqit para mediave të enjten më 18 korrik – ka përdorur gjithmonë skemën 4-2-3-1 si formacionin e tij bazë me Bolognan dhe është e arsyeshme të pritet që kjo të jetë ideja e tij për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv Giuntoli ka lëvizur shumë në treg javët e fundit për t’i dhënë Mottas lojtarë të rëndësishëm dhe funksionalë. Klubi po punon në disa pista për të siguruar ardhje të reja, por pritet të ketë edhe shitje të rëndësishme.

Sa i përket sulmit, emri i Galenos është futur së fundmi në listë me brazilian 26-vjeçar që luan te Porto, por la pasaportë portugeze. Ai shënoi 15 gola sezonin e kaluar. Zonja e Vjetër është në kontakte edhe me Karim Adeyemi (Borussia Dortmund) dhe Jadon Sancho (Manchester United), me këtë të fundit që pëlqehet më së shumti.

Sa i përket mbrojtjes, Jean Clair Todibo, mbetet si alternativa kryesore, ndërsa si plan B mbeten emrat e Maxence Lacroix (Wolfsburg), Clement Langlet (Barcelona) dhe Jukub Kiwior (Arsenal).

Për fund, mbetet mesfusha dhe lojtari kryesor në skemën e Mottas. Me largimin e Adrien Rabiot, ëndrra është ende Teun Koopmeiners, i cili me shumë gjasë do të largohet nga Atalanta me destinacion Zonjën e Vjetër.

Më poshtë një formacion i mundshëm se si mund të luajë Juventusi në sezonin 2024/25.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here