Giuntoli nuk ka të ndalur, Juventus siguron super përforcimin e katërt në merkato

Arrihet marrëveshja, Juventus siguron përforcimin e katërt për sezonin e ri.

Juventus e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.

Biankonerët kanë siguruar afrimin e Douglas Luiz, Michele Di Gregorios dhe Khephren Thuram.

Por Zonja e Vjetër nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë siguruar super përforcimin e rradhës.

Jean-Clair Todibo po i afrohet Juventus. Mbrojtësi 24-vjeçar francez ka shprehur prej kohësh dëshirën e tij për t’u transferuar te bardhezinjtë dhe po ushtron presion mbi Nice, në mënyrë që marrëveshja të përfundojë ditët në vijim.

Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, presioni i Todibos mbi klubin ka bërë që francezët të hapen drejt huazimit me detyrimin blerje pas një viti. Një formulë që duket se edhe te Juventusi janë dakord ta pranojnë.

Synimi i Giuntoli është të sjellë sa më shpejt në Torino qendërmbrojtësin francez dhe një përshpejtim i negociatave mund të arrijë në ditët në vijim. Juventusi duket se është i gatshëm të vendosë: Një hua e shtrenjtë (midis 7 dhe 10 milionë) plus detyrimin për të blerë që do të fillojë në fillim të sezonit të ardhshëm.

Kështu, Juve mund të ketë qendërmbrojtësin në skuadër sa më shpejt të jetë e mundur. Një zgjidhje që do t’i kënaqte të gjithë, qoftë edhe nga pikëpamja ekonomike. Tobibo ka tashmë një marrëveshje pesëvjeçare, me vlerë 2 milionë euro në vit (pa bonuset) me Juventus.

Juventus duhet të shesë dhe i sakrifikuari është Dean Huijsen, i cili u kthye nga huazimi i tij te Roma dhe nuk u thirr nga Thiago Motta për turneun në Gjermani. Ndër klubet e interesuara janë Shtutgarti, Ëolfsburgu dhe PSG. Synimi i Giuntoli është të mbledhë 20-25 milionë euro për të zhbllokuar ardhjen e Todibo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here