Milan ka gati goditjen e rradhës.
Një muaj para fillimit të Serisë A, Milani po punon për të forcuar skuadrën për t’i vënë në dispozicion të trajnerit Paulo Fonseca për sezonin e ri.
Pasi morën Morata, vëmendja e drejtuesve kuqezinj u zhvendos te qendërmbrojtësi Pavlovic dhe mesfushori Fofana.
Sipas raportimeve të fundit, mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka përfunduar në orbitën e Rosonerëve.
Lenglet pritet ta ndërpresë kontratën me Barcelonën dhe Milan mund ta transferojë francezin si futbollist i lirë me parametra zero.