Bomba e merkatos së verës, Inter dhe Napoli shkëmbejnë yjet e tyre.
Davide Frattesi është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit tek Interi, pas pikpyetjeve për të ardhmen e tij në Meazza.
Mesfushori italian nuk ka marrë garanci nga drejtuesit e Interit se do të jetë titullar në sezonin e ri dhe agjenti i tij ka nisur të kërkojë skuadër të re.
Sipas raportimeve të fundit, Frattesi ka përfunduar në shënjestrën e Napolit dhe Napoletanët kanë gati madje ofertën tunduese për Interin.
Calciomecato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Napoli do t’ia ofrojë Interit kartonin e Raspadorit dhe 10 milionë euro në këmbim të Frattesit.
Zikaltërit janë në kërkim të një sulmuesi dhe Raspadori do të ishte një super përforcim.