Napoli nuk ka të ndalur, pas Bunongiornos transferojnë edhe një tjetër yll për €45m

Napoli pa frena në merkato, gati goditja e rradhës në merkato.

Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, po planifikon një lëvizje për yllin e Tottenhamit, Dejan Kulusevski.

Trajneri i ri i Napolit, Antonio Conte është i interesuar për suedezin, pasi ka punuar me të te Spurs.

Sipas Radio Kiss Kiss, Manna ka marrë inkurajim nga ndërmjetësit e Spurs për interesin e tij. Sugjerohet se Tottenham është gati të shesë Kulusevski për 45 milionë euro.

Tottenham fillimisht pagoi 40 milionë euro për Kulusevski (10 milionë euro për huazimin e tij nga Juventusi dhe më pas 30 milionë euro për ta blerë).

Suedezi ka një kontratë me Tottenhamin deri në verën e vitit 2028.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here