Lajm bombastik, Paulo Dybala transferohet tek gjiganti italian

Paulo Dybala largohet nga Roma, por mbetet në Serie A.

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, shkëlqeu me Romën sezonin që lamë pas duke realizuar 16 gola dhe 10 asistime në 39 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve mbreslënëse, Dybala vazhdon të jetë në shënjestrën e klubeve të mëdha.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Napoli synon transferimin e Dybalas nga Roma.

Conte synon që në sulm të formojë treshen Kvara-Lukaku-Dybala dhe De Laurentiis është i gatshëm tia plotësojë kërkesën.

Klauzola e Dybalas është vetëm 12 milionë euro, shifër aspak problematike për napoletanët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here