Shkëlqeu në Copa America, James Rodriguez transferohet tek gjiganti italian

James Rodriguez në Serie A.

James Rodriguez zhvilloi një Kupë Amerike fantastike, duke udhëhequr Kolumbinë e tij në finalen e madhe të turneut. E humbur 1-0 në kohën shtesë përballë Argjentinës.

Mesfushori i avancuar vendosi një rekord të veçantë me 6 asiste në Kupën e Amerikës, duke parakaluar një legjendë si Leo Messi (5).

Falë paraqitjeve mbreslënëse, James Rodrigue ka përfunduar në shënjestrën e gjigantit italian.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Lazio synon transferimin e kolumbianit.

33-vjeçari nga Cucuta ka edhe një vit kontratë me brazilianët e Sao Paulos, teksa dëshira e tij është të rikthehet në kontinentin e vjetër.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here