Bomba e merkatos së verës, Inter dhe Juventus shkëmbejnë yjet e tyre.
Dy gola në dy ndeshjet e fundit të kampionatit (ndaj Bologna dhe Monza) nën drejtimin e Monteros ishin një trampolinë e bukur për Federico Chiesa.
Me ardhjen e Thiago Mottas në stol, e ardhmja e Chiesas është e paqartë, pasiqë 41-vjeçari preferon lojtarë të tjerë.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar Chiesa mund të transferohet tek Interi falë një shkëmbimi spektakolar.
Sipas Calciomercato, Biankonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Chiesas në këmbim të Carlos Augustos.
Te Interi janë të hapur për këtë shkëmbim dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.