Oferta stratosferike ka arritur, Rafael Leao largohet nga Milani.
Sulmuesi portugez, Rafael Leao, konsiderohet si njëri nga sulmuesit më të mirë për momentin falë paraqitjeve mbreslënëse te Milani.
Leao ka realizuar 15 gola dhe 14 asistime në 47 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa kontrata me Rosonerët i skadon në vitin 2028.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG synon transferimin e Leaos verën e ardhshme dhe se Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për kartonin e portugezit.
Mbetet ta shohim nëse Rosonerët do ta pranojnë ofertën e PSG.