Inter nuk ka të ndalur, zikaltërit transferojnë një tjetër super mesfushor

Inter pa frena në merkato.

Inter e ka nisur furishëm merkaton e verës duke siguruar tashmë tre përforcime për sezonin e ri.

Zikaltërit kanë siguruar afrimin e Piotr Zielinskit, Mehdi Taremit dhe Josep Martinez.

Por Inter nuk do të ndalet me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit kanë gati edhe përforcimin e rradhës.

Sipas asaj që raportohet nga ”Tuttosport”, Interi synon të bëjë të tijin kroatin Luka Sucic, protagonist me Kroacinë në Kampionatin e fundit Evropian.

I lindur në Linz më 8 shtator 2002, Sucic iu bashkua ekipit të të rinjve të Salzburgut në moshën 14-vjeçare. Që atëherë ai ka dhënë kontribut në klubin e njohur austriak.

Pas një sezoni në rashët e Liefering (klubi ”satelit” i Salzburgut), Sucic bëri debutimin e tij në ekipin e parë të ”Red Bulls” në shtator 2020, disa javë pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale.

Që nga viti 2021 është në orbitën e kombëtares kroate, me të cilën mori pjesë në Kampionatin e fundit Evropian që u mbyll me një eliminim të hidhur në fazën e grupeve me vendin e tretë në Grupin B: për Sucic tri paraqitje dhe shumë tregues të mirë.

Sucic do të mbërrinte te Interi për rolin e mesfushorit të majtë, por jo vetëm kaq: ekziston mundësia që ai të inkuadrohet në zonën qendrore të mesfushës sulmuese, pa harruar mundësinë e një zhvendosjes në krahun e djathtë sulmues siç ka ndodhur disa herë sezonin e kaluar.

Me pak fjalë, Sucic do të ishte në gjendje t’i ofronte zgjidhje të ndryshme Inzaghit, jo vetëm sa i përket zonës së mesfushës.

Nëse negociatat për rinovimin me Salzburgun do të dështonin, Interi të luante kartat e tij për të fituar ndaj konkurrentëve të tij dhe për të siguruar një tjetër futbollist të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here