Hummels zgjedh klubin e ri, gati transferimi në Serie A

Mats Hummels transferohet në Serie A.

Vendimi për të ardhmen e kampionit të botës dhe ish-mbrojtësit të Dortmundit, Mats Humels, është i afërt.

Klubi italian i Seria A, Bolonja, dëshiron të nënshkruajë me qendërmbrojtësin, të cilit nuk iu zgjat kontrata te Borusia.

Humels supozohet të zëvendësojë Rikardo Kalafiorin në veri të Italisë. Qendërmbrojtësi është gati të transferohet te Arsenal dhe ka përfunduar testet mjekësore me “Topçinjtë”.

Kampioni i botës në 2014 ka marrë një ofertë, por sipas drejtorit Klaudio Fenuçi, ai ka kërkuar pak kohë për të menduar për këtë.

Mats aktualisht është pa klub pasi i skadoi kontrata në “Signal Iduna Park”. Lëvizja e tij në Itali do të rezultonte zhvendosja e tij e parë jashtë vendit. Deri më tani ai ka luajtur vetëm për Dortmundin dhe Bajernin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here