Goditje surprizë, Milan transferon edhe një tjetër qendërsulmues pas Alvaro Moratas.
Një muaj para fillimit të Serisë A, Milani po punon për të forcuar skuadrën për t’i vënë në dispozicion të trajnerit Paulo Fonseca për sezonin e ri.
Pasi morën Morata, vëmendja e drejtuesve kuqezinj u zhvendos te qendërmbrojtësi Pavlovic dhe mesfushori Fofana.
Por nuk mbaron me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit, Milan synon afrimin edhe të një tjetër qendërsulmuesi.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan po punon për transferimin e Tammy Abraham nga Roma.
Kartoni i Abraham vlerësohet 20-25 milionë euro dhe Milan synon që në operacion ta përfshijë Luka Jovic.
Përveç Jovic, Milan do të ofrojë edhe 15 milionë euro në këmbim të Abraham.